Epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik të Shqipërisë, Artan Simaku, ka deklaruar se rreziku nga Hantavirusi në Shqipëri është shumë i ulët dhe nuk ka vend për panik.
Sipas tij, lloji i virusit i identifikuar në një anije turistike nuk ekziston në Evropë dhe Shqipëri, ndërsa format që qarkullojnë në vend nuk transmetohen nga njeriu te njeriu.
Simaku bëri të ditur se institucionet shëndetësore kanë shtuar masat e kontrollit dhe monitorimit, duke përfshirë survejancën në pikat kufitare dhe përgatitjen e shërbimeve infektive.
Ai theksoi se nuk ekziston rrezik për pandemi dhe se sistemi shëndetësor është i gatshëm për identifikimin dhe trajtimin e çdo rasti të dyshuar.




