Samadrexha dhe Shqiponja Gjakovë do të përballen në finalen e plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll për femra.
Ndeshja e parë finale luhet të mërkurën nga ora 20:00 në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë. Kampione shpallet skuadra që arrin tri fitore.
Ndeshja e dytë zhvillohet në Gjakovë në palestrën “Shani Nushi”, ndërsa e treta sërish në Samadrexhë më 21 maj. Nëse është e nevojshme, ndeshjet e katërt dhe të pestë luhen më 24 dhe 28 maj.
Samadrexha ka pasur sezon perfekt në pjesën e rregullt dhe tashmë ka fituar edhe Kupën e Kosovës, ndërsa Shqiponja ka eliminuar kampionen në fuqi Istogun për të arritur në finale.




