Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se Avni Arifi do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në një postim në rrjete sociale, Haradinaj tha se me Arifin ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë në procese politike dhe institucionale, duke e vlerësuar atë si profesionist me përvojë dhe integritet.
Ai shtoi se Arifi ka dhënë kontribut në forcimin e institucioneve dhe në përfaqësimin e Kosovës në periudha të rëndësishme, duke theksuar se rikthimi i tij në listën e AAK-së është i natyrshëm.
Sipas Haradinajt, Kosova ka nevojë për figura me përvojë dhe vizion që, siç tha ai, i shërbejnë interesit shtetëror dhe stabilitetit politik.




