Partia e Drejtësisë ka bërë të ditur se në zgjedhjet e 7 qershorit do të garojë në koalicion me Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në një komunikatë për media, PD tha se marrëveshja përfaqëson një hap drejt forcimit të stabilitetit politik dhe rikthimit të besimit qytetar në institucione.
Sipas saj, ky bashkëpunim synon krijimin e një fryme të re politike dhe mobilizimin e kapaciteteve profesionale në shërbim të qytetarëve dhe shtetit.
PD theksoi se Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim, stabilitet dhe zgjidhje konkrete, ndërsa u zotua për angazhim të plotë në procesin zgjedhor dhe institucional.




