Kandidati për kryeministër i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Miftar Kurti i është bashkuar listës së kandidatëve për deputetë të kësaj partie.
Hamza tha se Kurti, profesor, studiues, shkrimtar dhe ish-luftëtar i UÇK-së, përfaqëson një figurë me kontribut në arsim, kulturë dhe shtetndërtim.
Sipas tij, Kosova ka nevojë për njerëz me përvojë dhe integritet, ndërsa e mirëpriti Kurtin në ekipin e PDK-së për zgjedhjet e ardhshme.




