Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, e cila i kushtohet vlerësimit të punës së infermierëve në sistemin shëndetësor dhe shoqëri.
Data lidhet me lindjen e Florence Nightingale, themeluese e infermierisë moderne, dhe shënohet që nga viti 1965 nga Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve (ICN), ndërsa nga viti 1974 është bërë ditë globale.
Sipas Organizata Botërore e Shëndetësisë, në botë ka mbi 28 milionë infermierë, por ende mungojnë rreth 6 milionë, sidomos në vendet në zhvillim.
Infermierët mbeten një nga shtyllat kryesore të sistemit shëndetësor, duke ofruar kujdes dhe mbështetje për pacientët në çdo fazë të jetës.




