Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu kanë bërë homazhe te varri i heroit Agron Rrahmani në 28-vjetorin e rënies së tij.
Kurti tha se java e dytë e majit 1998 ishte ndër më të rëndat për luftën çlirimtare, duke përmendur edhe rënien e Fahri Fazliut dhe Ilir Konushevcit, ngjarje që sipas tij ndikuan në mobilizimin e UÇK-së.




