Këngëtari Sabri Fejzullahu ka ndarë një mesazh emocional për ditëlindjen e bashkëshortes së tij, Nerës.
Përmes një postimi, ai ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për partneren e jetës, duke kujtuar vitet e gjata të bashkëjetesës dhe mbështetjes së ndërsjellë.
Fejzullahu theksoi se edhe pas katër dekadash, bashkëshortja e tij vazhdon të mbetet “dritë dhe rreze dielli” në jetën e tij.
Urimin ai e përmbylli me dëshirën për shëndet, lumturi dhe shumë vite të tjera pranë familjes dhe njerëzve të dashur.




