Konferenca Ekonomike B2B – Prishtinë 2026 do të mbahet më 15 dhe 16 maj në Hotel Emerald, duke bashkuar mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare.
Ngjarja, e organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare, synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik, investimeve dhe lidhjeve afariste mes bizneseve shqiptare.
Gjatë konferencës do të mbahen takime B2B, panele diskutimi, panair biznesi dhe nënshkrime marrëveshjesh, ndërsa para hapjes do të inaugurohet edhe një fabrikë në Kosovë e ndërmjetësuar nga rrjeti i bizneseve.
Organizatorët thonë se kjo konferencë pritet ta pozicionojë Prishtina si qendër të rëndësishme të bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe ndërkombëtar.





