Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 12 maj janë konfirmuar 14 raste të fruthit në Kosovë.
Rastet janë raportuar kryesisht në Ferizaj, Prishtinë dhe Kaçanik, ndërsa të gjithë të prekurit kanë qenë të pavaksinuar me vaksinën MMR dhe kanë kërkuar trajtim spitalor.
IKSHPK u ka bërë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët, duke paralajmëruar për rrezikun e komplikimeve serioze dhe përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.




