Kryetari i OVL UÇK, Hysni Gucati, ka deklaruar se organizata synon rikthimin e krahut të luftës në politikë dhe në pushtet.
Në një intervistë, ai tha se OVL UÇK kërkon bashkëpunim me të gjitha partitë politike, duke theksuar nevojën për liderë të fortë në vend.
Gucati foli edhe për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke shprehur besimin e tij se ata do të kthehen në Kosovë.




