Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka përfunduar dëshminë ekspertja e transkriptimit në fushën e kriminalistikës, Helen Fraser, në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë për vepra kundër administrimit të drejtësisë.
Fraser, e thirrur nga mbrojtja e Thaçit, ishte dëshmitarja e parë që dëshmoi fizikisht në këtë proces pas dëshmitarëve të Prokurorisë.
Gjatë dëshmisë, ajo dha sqarime shtesë pas pyetjeve të mbrojtjes dhe gjyqtarit të vetëm, Christopher Gosnell, ndërsa në fund të seancës u pranuan edhe disa prova materiale.
Gjykata anuloi tri seancat e planifikuara në vijim, duke rikujtuar palët për afatet procedurale në këtë rast.




