Kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, ka kërkuar që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në një takim joformal në Nicosia, ai tha se kanë kaluar mbi 40 muaj nga aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE në fund të vitit 2022, por ende nuk është marrë asnjë vendim.
Zulfaj theksoi se, pavarësisht gatishmërisë së Komisionit Evropian për të dhënë opinionin e tij, BE-ja duhet të veprojë dhe të zyrtarizojë statusin e kandidatit për Kosovën.




