Kandidati i LDK-së për deputet, Arben Gashi, ka bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me numrin 28 në listën e partisë.
Në një postim në Facebook, ai tha se renditja në listë ka rëndësinë e saj, por sipas tij më i rëndësishëm mbetet besimi i qytetarëve dhe puna me përkushtim.
Gashi theksoi se do të garojë me “shpresë dhe energji pozitive”, duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë me bindje dhe besim.




