Kryeministri britanik Keir Starmer po përballet me presion të fortë brenda Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar, pasi mbi 80 deputetë kanë kërkuar dorëheqjen e tij.
Situata është tensionuar edhe më shumë pas disa dorëheqjeve në qeveri, përfshirë edhe Sekretaren e Brendshme Shabana Mahmood, të cilat kanë shtuar thirrjet për ndryshim në lidership.
Pavarësisht presionit, Starmer ka deklaruar se nuk do të largohet dhe ka sfiduar kritikët që ta rrëzojnë nëse kanë mbështetje të mjaftueshme.




