Vjosa Osmani ka bërë të ditur aderimin e Dr. Albulena Bilallit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Sipas njoftimit, Bilalli vjen me një profil akademik, artistik dhe shkencor, duke mbajtur gradën e doktorit të shkencave me vlerësimin “Summa Cum Laude”.
Osmani theksoi se gjatë vitit të fundit ajo ka qenë e angazhuar në hulumtime në projektet që lidhen me Trepçën, me fokus në zhvillimin shkencor dhe industrial të Kosovës.
Ajo ka kontribuar gjithashtu në iniciativa për modernizimin e laboratorëve dhe rritjen e standardeve në industrinë minerare të vendit.




