Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha ka pritur në takim zyrtar homologun e tij nga Shqipëria Skënder Hita, ku u diskutua forcimi i bashkëpunimit mes dy policive.
Në takim u theksua bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar, kriminalitetit dhe dukurive që cenojnë sigurinë rajonale, si dhe shkëmbimi i informacioneve dhe hetimet e përbashkëta.
Hoxha vlerësoi partneritetin ekzistues dhe prezantoi prioritetet e Policisë së Kosovës, duke theksuar angazhimin për sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit ndërkufitar.
Nga ana tjetër, Hita falënderoi për pritjen dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Policisë së Shtetit të Shqipërisë Policia e Shtetit e Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e sigurisë.
Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj.




