Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se listën e kandidatëve për deputetë e ka përpiluar Vjosa Osmani si bartëse e listës, në koordinim me kryetarin Lumir Abdixhiku.
Ai tha se publikimi i listës varet nga procedurat administrative në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ndërkohë, Hykmete Bajrami ka konfirmuar se ndodhet në vendin e 12-të në listë, ndërsa për Avdullah Hoti është raportuar se nuk është pjesë e dhjetëshes së parë.




