Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka deklaruar se e mbështeti rikthimin e Fatmir Limaj në PDK.
Në një postim në Facebook, Behrami tha se emri i Limajt, si një prej themeluesve të partisë, do ta pasuronte listën e PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai i bëri thirrje Limajt të bëhet pjesë e fushatës për “realizimin e ndryshimit të madh”, duke shtuar se bashkimi “duhet të ndodhë, herët apo vonë”.




