Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kritikuar listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj tha se lista përmban persona të dënuar dhe të akuzuar për vepra penale, përfshirë korrupsionin.
Ai vuri në dyshim vullnetin e LVV-së për të realizuar procesin e vettingut dhe për të miratuar Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Fituar në mënyrë të kundërligjshme, duke akuzuar zyrtarë të partisë për pasurim gjatë viteve të qeverisjes.




