Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës në Korishë të Suharekë, një nga ngjarjet më tragjike të luftës në Kosovë.
Më 13 maj 1999, forcat serbe vranë 77 civilë shqiptarë gjatë një sulmi ndaj banorëve të fshatrave përreth, përfshirë Korishën, Budakovën dhe Mushtishtin.
Në përkujtim të kësaj dite, familjarë dhe qytetarë nderojnë viktimat e kësaj masakre, e cila mbetet simbol i dhimbjes dhe sakrificës gjatë luftës në Kosovë.




