Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me mësimdhënës në lagjen Dardania, ku u diskutua gjendja e arsimit dhe sfidat me të cilat përballen mësuesit në Kosovë.
Ai theksoi se mësimdhënësit luajnë rol kyç në edukimin dhe formësimin e brezave të rinj, duke ndërtuar dije, karakter dhe qytetari.
Abdixhiku ka kërkuar që arsimi të trajtohet si prioritet kombëtar, me më shumë mbështetje për mësimdhënësit, përmirësim të kushteve në shkolla dhe rritje të dinjitetit për profesionin e mësuesit, duke shtuar se “shteti që respekton mësuesin ndërton të ardhmen”./EO/




