Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e personit në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11.05.1989 në Prizren.
Sipas njoftimit, ai dyshohet për përfshirje në vepra penale dhe autoritetet janë në kërkim aktiv të tij.
Policia ka bërë të ditur se çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e vendndodhjes së tij është i rëndësishëm për hetimet dhe do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.
Qytetarët inkurajohen që informacionet t’i raportojnë në numrin emergjent 192, në linjën pa pagesë 0800 19999, si dhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.




