Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian avancimin e Kosovës në procesin e integrimit, përfshirë dhënien e statusit kandidat dhe hapjen e negociatave.
Pas takimit me komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, Kurti tha në konferencë se Kosova nuk kërkon rrugë të shkurtra, por proces meritor në bazë të arritjeve.
Ai theksoi progresin në demokraci, ekonomi dhe sundim të ligjit, si dhe kërkoi më shumë mbështetje nga institucionet evropiane për avancimin e Kosovës drejt BE-së.




