OVL-UÇK ka reaguar pas incidentit në Skenderaj, duke e cilësuar si “zënkë të zakonshme” dhe duke kritikuar angazhimin e njësive speciale.
Organizata ka akuzuar qeverinë për përkeqësim të situatës së sigurisë dhe ka thënë se Policia e Kosovës duhet të veprojë vetëm në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve.
Në komunikatë, OVL-UÇK ka paralajmëruar kundërshtim ndaj çdo veprimi që, sipas tyre, cenon rendin kushtetues dhe ka përsëritur se “diktatura mori fund në vitin 1999”./EO/




