Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, mori pjesë si panelist në Takimin Rajonal të Guvernatorëve të organizuar nga Banka Kombëtare e Kroacisë në Pula.
Në panelin mbi asetet digjitale dhe financat moderne, Ismaili prezantoi zhvillimet ekonomike dhe financiare në Kosovë, si dhe progresin në reformimin e sektorit financiar.
Ai theksoi rëndësinë e transformimit digjital, integrimit në SEPA, zhvillimit të pagesave të menjëhershme dhe përafrimit me standardet evropiane për shërbimet financiare dhe kripto-asetet.
Sipas tij, bashkëpunimi rajonal dhe inovacioni financiar janë kyç për stabilitetin financiar dhe rritjen ekonomike të qëndrueshme.




