Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur fajtor të pandehurën M.A. për veprat penale “keqtrajtim apo braktisja e fëmijës” dhe “lëndimi i lehtë trupor”, lidhur me një rast në një kopsht fëmijësh në Ferizaj.
Sipas aktgjykimit, ajo është dënuar me dënim unik prej 11 muaj burgim, i cili do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së vendimit, si dhe me 6 mijë euro gjobë.
Gjykata gjithashtu i ka shqiptuar ndalim të ushtrimit të profesionit të edukatores për pesë vite.
Sipas dosjes së rastit, e pandehura ka keqtrajtuar dy fëmijë 2-vjeçarë gjatë periudhës 4–5 nëntor 2025 në një kopsht në Ferizaj, duke përdorur masa fizike dhe duke u shkaktuar lëndime trupore.
Gjykata thekson se veprimet e saj përbëjnë shkelje të rëndë dhe keqpërdorim të detyrës së kujdesit ndaj fëmijëve.




