Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka deklaruar se sipas informacioneve që ajo posedon, tre pjesëtarë të Njësisë Speciale Operative (NJSO) kanë refuzuar të marrin pjesë në një aksion në Skenderaj mbrëmjen e kaluar.
Sipas saj, si pasojë e refuzimit, ata janë suspenduar për disa ditë nga detyra, ndërsa nuk ka dhënë detaje apo emra të zyrtarëve të përfshirë.
Musliu ka thënë se i ka të njohur emrat e tyre, por nuk ka dashur t’i bëjë publikë, ka thënë Musliu në FRONTAL të T7.




