Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Rakaj të Ferizajt, është gjetur pa shenja jete një 29-vjeçar.
Sipas policisë në rajonin e Ferizajt, rasti është raportuar rreth orës 07:35 nga një qytetar, i cili kishte vërejtur trupin e pajetë në vendngjarje.
Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit dhe ekipi emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Lidhur me rastin janë njoftuar edhe krimteknikët rajonalë dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, ndërsa nën autorizimin e prokurorit të shtetit po zhvillohen hetimet për zbardhjen e rrethanave.




