Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar pasi Kosova është renditur si vendi i dytë më i varfër në Evropë.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se raporti i FMN-së dëshmon se propaganda nuk ndikon në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Sipas Ramadanit, propaganda nuk rrit pagat, nuk ul çmimin e energjisë elektrike dhe nuk krijon vende të reja pune.
Ai theksoi se zhvillimi ekonomik arrihet përmes investimeve, biznesit aktiv, prodhimit dhe rritjes së eksporteve.




