Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mbështetje për protestën e sotme të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Në reagimin e saj, OVL-UÇK ka theksuar se kauza e studentëve është e drejtë dhe legjitime, duke kërkuar respektim të plotë të të drejtave të shqiptarëve.
Sipas organizatës, gjuha shqipe është e drejtë e patjetërsueshme dhe duhet të respektohet pa kushte, ndërsa dinjiteti kombëtar, siç thuhet në reagim, nuk negociohet.




