Policia ka publikuar statistikat e përgjithshme për periudhën e raportuar, ku nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 20 aksidente trafiku me të lënduar dhe 17 aksidente me dëme materiale, ndërsa janë shqiptuar gjithsej 1,940 tiketa trafiku.
Po ashtu, janë arrestuar 17 persona, 10 prej tyre ndodhen në mbajtje, ndërsa 1 person është në vuajtje të dënimit.




