Rreth orës 18:30, hetuesit e Stacionit Policor në Skenderaj kanë ndaluar një automjet të dyshuar, në të cilin ndodheshin tre persona.
Gjatë kontrollit të automjetit, është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 0.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila do të procedohet në cilësinë e provës materiale.
Personat janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit të tyre dhe procedurave të nevojshme, ndaj të dyshuarit mashkull, 23-vjeçar, është iniciuar rasti penal “Posedim i substancave narkotike”.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.




