Sipas të dhënave të FMN-së për vitin 2025, Kosova renditet e dyta si vendi më i varfër në Evropë, pas Moldavisë.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se vendi ka shënuar përparim krahasuar me vitet e kaluara, duke theksuar se më herët Kosova ka qenë e fundit në renditje.
Sipas tij, trendi ekonomik tregon përmirësim dhe ngushtim të diferencës me shtetet e tjera evropiane./EO/




