Dy vajza janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Ali Gashi” në Skenderaj.
Sipas policisë, ato po udhëtonin me një motor elektrik kur kanë goditur nga mbrapa një veturë, dyshohet si pasojë e mosmbajtjes së distancës.
Të lënduarat kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi.




