Pas raportimeve se Kosova renditet e dyta më e varfër në Evropë, ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar duke thënë se situata ekonomike në vend është më shqetësuese sesa paraqitet.
Ajo ka theksuar se, sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe FMN-së, Kosova ka shkallë të lartë të varfërisë ekstreme në rajon, duke krahasuar shifrat me vendet fqinje.
Bajrami ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke shtuar se rritja ekonomike nuk po reflektohet në mirëqenien e qytetarëve dhe se shumë familje po përballen me kosto të larta jetese dhe kredi.




