Anëtari i kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, ka dorëzuar kërkesë në Policinë e Kosovës lidhur me sulmet kibernetike ndaj liderit të partisë Lumir Abdixhiku dhe kandidates për presidente Vjosa Osmani.
Sipas tij, sulmet dhe dezinformatat ndaj figurave të LDK-së janë të papranueshme dhe mund të përfshijnë edhe përmbajtje të krijuar me inteligjencë artificiale.
LDK-ja i ka bërë thirrje organeve të rendit që të ndërmarrin masa dhe partive politike të kthehen në debat të bazuar në argumente.




