Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Kosova po ndërton një sistem modern dhe të besueshëm të metrologjisë.
Ajo theksoi se janë inkorporuar direktiva evropiane dhe janë bërë investime në laboratorë për forcimin e mbrojtjes së konsumatorit dhe standardeve të matjes.
Deklaratat u dhanë gjatë shënimit të Ditës Botërore të Metrologjisë, ku u theksua rëndësia e matjeve të sakta në zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e konsumatorit, si dhe u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi rajonal në këtë fushë.




