Albin Kurti ka deklaruar se “Java e Albanologjisë” nuk është vetëm një kalendar akademik, por një kujtesë e përvitshme se identiteti kulturor, gjuhësor dhe historik shqiptar kërkon studim të vazhdueshëm, dialog kritik dhe vizion për të ardhmen.
Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar se kjo javë përfaqëson rëndësinë e ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar përmes studimit shkencor dhe akademik.
Ai ka cituar akademikun e ndjerë Rexhep Qosja, i cili kishte shkruar se “gjuha është biografia shpirtërore e një populli”, duke e lidhur këtë me rëndësinë e albanologjisë në kohët e sotme.
Sipas Kurtit, temat bosht të këtij viti tregojnë se albanologjia nuk është një disiplinë e mbyllur në të kaluarën, por një fushë që përballet drejtpërdrejt me sfidat dhe transformimet e kohës.
Ai shtoi se temat që trajtohen, nga letërsia deri te historiografia, folklori dhe antropologjia e ushqimit, dëshmojnë marrëdhënien mes trashëgimisë dhe ndryshimit në shoqërinë shqiptare.




