Kandidati për deputet i PDK-së, Artan Behrami ka reaguar ndaj paralajmërimeve për krijimin e Xhandarmërisë, duke e cilësuar atë si instrument që mund të përdoret për frikësim politik.
Ai ka thënë se qeverisja aktuale, sipas tij, ka ndërtuar politika mbi “frikën dhe kontrollin”, duke e quajtur këtë qasje të papranueshme për një shtet demokratik.
“Frikën nga hija juaj nuk ua heq as Xhandarmëria”, ka deklaruar Behrami, duke shtuar se qytetarët më 7 qershor do t’i japin fund kësaj periudhe, sipas tij.




