Kroacia ka dërguar 133 ushtarë në kuadër të kontingjentit të 45-të në misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Kosovë.
Ceremonia e përcjelljes u mbajt në kazermën “Kolonel Predrag Matanović” në Petrinja, ku zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anušić, uroi ushtarët për misionin.
Sipas tij, pjesëtarët e ushtrisë kroate kanë dëshmuar profesionalizëm në misionet ndërkombëtare dhe përfaqësojnë me krenari vendin e tyre.
Ai u ka uruar sukses dhe kthim të sigurt nga misioni në Kosovë./EO/




