Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh lidhur me aksidentet në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në vend.
Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa kanë ndodhur 17 aksidente me persona të lënduar dhe 39 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrollit dhe zbatimit të rregullave të komunikacionit, policia ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 102 gjoba trafiku.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 36 persona, prej të cilëve 28 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është dërguar në vuajtje të dënimit.




