Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot në vend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit, vranësira më të dendura priten kryesisht në zonat malore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 18 deri në 21 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.




