Negociatorët evropianë kanë arritur marrëveshje për zbatimin e marrëveshjes tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ishte përfunduar verën e kaluar dhe parasheh eliminimin e tarifave për shumicën e mallrave industriale amerikane të importuara në Evropë.
Marrëveshja, e njohur si “Marrëveshja Turnberry”, u miratua pas negociatave intensive dhe vjen në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, kishte paralajmëruar vendosjen e tarifave prej 25 për qind për makinat evropiane në rast se marrëveshja nuk zbatohej.
Dokumenti është kritikuar nga disa eurodeputetë, të cilët e konsiderojnë atë të pabalancuar, pasi parashikon rritje të tarifave amerikane deri në 15 për qind për mallrat e Bashkimit Evropian.
Ministri i Tregtisë i Qipros, Michael Damianos, tha se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënien ekonomike më të madhe dhe më të integruar në botë, duke theksuar se ruajtja e një partneriteti të qëndrueshëm dhe të balancuar është në interes të të dyja palëve.




