Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, është ftuar nga trajneri Roberto Martinez për Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik.
Sulmuesi 41-vjeçar do të paraqitet për herë të gjashtë në një Kampionat Botëror, duke vazhduar të shkruajë histori me përfaqësuesen portugeze. Ronaldo mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e Portugalisë me 143 gola.
Ish-lojtari i Real Madrid, Juventus dhe Manchester United, që aktualisht luan te Al Nassr, synon trofeun e vetëm që ende mungon në karrierën e tij.
Në këtë Botëror mund të përballet sërish me rivalin e tij të madh, Lionel Messi, i cili pritet ta udhëheqë Argjentinën në paraqitjen e tij të gjashtë në Kupën e Botës.
Portugalia do të luajë në grup me Uzbekistanin, Republikën Demokratike të Kongos dhe Kolumbinë në garën për kualifikim në fazën me eliminim direkt.




