Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Plemetin të Obiliqit, ku një foshnje është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prelluzhë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, vdekja e foshnjës është konstatuar nga mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.




