Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë thirrje që pas zgjedhjeve partitë politike të angazhohen për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen me kohë të Presidentit.
Pas takimit me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, Hargreaves vlerësoi rolin e tij në politikën kosovare, duke theksuar kontributin e tij në zhvillimin demokratik dhe forcimin e institucioneve të vendit.
Ai tha se në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit është e rëndësishme që partitë politike të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe të bashkëpunojnë për krijimin e një qeverie stabile.
Hargreaves theksoi se përparimi demokratik i Kosovës varet nga dialogu, bashkëpunimi dhe përkushtimi i përbashkët për të ardhmen e vendit.




