Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, në dy raste të ndara në Pejë dhe Istog.
Në rastin e parë, më 19.05.2026 rreth orës 18:50 në Pejë, patrulla policore gjatë kontrollit i ka gjetur një personi të dyshuar një pistoletë, një karikator dhe 17 fishekë të cilat janë sekuestruar.
Në rastin e dytë, po më 19.05.2026 rreth orës 22:50 në fshatin Banjë të Istogut, gjatë një pike kontrolli, policia ka ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit në bagazh ka gjetur një pistoletë me karikator, 7 fishekë dhe një OC sprej.
Të dy të dyshuarit janë arrestuar, janë intervistuar dhe pas konsultimit me prokurorin e shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.
Si prova materiale janë sekuestruar: dy pistoleta, dy karikatorë, 24 fishekë dhe një OC sprej.




