Ai është dënuar me 1 vit burgim me kusht, i cili nuk do të ekzekutohet nëse në afat prej 2 vitesh nuk kryen vepër tjetër penale, si dhe me 3 mijë euro gjobë. Po ashtu, Zeka obligohet t’i kompensojë Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) shumën prej 81 mijë eurosh.
Në të njëjtin rast, për një nga pikat e aktakuzës ndaj Zekës dhe Ilir Krasniqit, gjykata ka marrë aktgjykim refuzues pasi Prokuroria është tërhequr nga ndjekja penale pas super-ekspertizës që ka konstatuar mungesë të obligimeve tatimore.
Zeka është obliguar gjithashtu të paguajë shpenzime procedurale, gjobën, si dhe kontributin për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.
Rasti ka kaluar në rigjykim pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila kishte kthyer vetëm pjesën për “Shmangie nga tatimi” për rishqyrtim, ndërsa pjesët e tjera të aktgjykimit fillestar janë vërtetuar.




