Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka zhvilluar një takim me Koordinatorin e Korridorit Ballkani Perëndimor – Mesdheu Lindor nga Komisioni Evropian, Marian-Jean Marinescu, dhe zyrtarin Arunas Jurivicius.
Gjatë takimit u diskutuan projektet strategjike infrastrukturore në sektorin hekurudhor, rrugor dhe ajror, të cilat synojnë ndërlidhjen e Kosovës me Rrjetin Trans-Evropian të Transportit (TEN-T) dhe korridoret kryesore evropiane.
Sipas ministrisë, këto projekte janë në përputhje me prioritetet për modernizimin e infrastrukturës, forcimin e integrimit evropian dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Po ashtu u theksua se investimet në korridoret trans-kufitare do të përmirësojnë lidhjet rajonale, do të lehtësojnë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave dhe do të krijojnë mundësi të reja për investime dhe tregti.




